jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit I SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Republika e Maqedonisë flag graphic
Programe, Ngjarje dhe Informata
 
  Deklarim i Misionit Pozitat kyçe të ambasadës Çështje me Interes Deklarata për shtyp Raporte vjetore Qendra e burimeve të informacionit Programi i Këndit Amerikan Këmbim Studentësh Programi I Granteve të Vogla Arkiva

Deklarata për shtyp

» Raporti i vitit 2009 për liritë fetare në botë

26 tetor, 2009


Departamenti i Shtetit publikoi sot Raportin Ndërkombëtar mbi Liritë Fetare për vitin 2009, i cili mbulon periudhën 1 korrik 2008 – 30 qershor 2009. Ky raport, i autorizuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, promovon liritë fetare dhe shqyrton statusin e lirive fetare në 198 vende të botës.…më tepër.


» Ambasada e SHBA-ve dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit në aksion të përbashkët humantiar

20 tetor, 2009

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup më 21 Tetor do ti bashkohet aksionit humanitar të Kryqit të Kuq të Shkupit për dhurimin e gjakut dhe si dhe të grumbullimit të produkteve ushqimore. Donacionet publike do të pranohen prej ores 10:30 deri më ora 15:30, ndërsa ngjarja do të zhvillohet në hapësirat e parkingut të vizitorëve para Ambasadës Amerikane në Shkup. …më tepër.

» Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në lidhje me publikimin e Enciklopedisë nga ASHAM

29 shtator 2009

“Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesëshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime tjera. Maqedonia është një shtet multietnik, dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikacioni ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”.

» Deklaratë për shtyp mbi fatkeqsinë e anijes në Liqenin e Ohrit

5 shtator 2009

Ambasada e ShBA-ve në Shkup dhe Ambasada e ShBA-ve në Sofje shprehin keqardhjen e tyre për humbjen tragjike të jetëve në fatkeqsinë e anijes që ka ndodhur sot në Liqenin e Ohrit. Ne së bashku dëshirojmë t'u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave.

» Ambasadori i SHBA-ve Filip Riker Viziton Komunën e Cairit dhe Komunën e Sarajit

Më 10 shtator Ambasadori Riker do të vizitoj komunën e Cairit dhe Komunen e Sarajit për t’u takuar me Kryetaret e Komunave dhe me ish-kandidatët për kryetarë, ashtu siç kishte premtuar para kampanjës zgjedhore më herët këtë vit.

Në vazhdim janë aktivitetet e Ambasadorit Riker ku ftohen të marrin pjesë mediumet:
- 14:30 – 14:40, Komuna Cair, Deklaratë e Ambasadorit Riker me Kryetarin dhe ish- Kandidatët për Kryetarë.
- 15:35-15:45, Komuna Saraj, Deklaratë e Ambasadorit Riker me Kryetarin dhe ish- Kandidatët për Kryetarë.

Të gjithë mediumet janë të ftuara t’i mbulojnë ngjarjet e sipër përmendura. Për më shumë informata ju lutemi drejtohuni te Mustafa Ferati në 070 343 304.

» Ambasadori i SHBA-ve Filip Riker Viziton Komunën e Shuto Orizares

Më 17 gusht, Ambasadori Riker do të vizitoj komunën e Shuto Orizares për t’u takuar me Kryetarin e Komunës dhe me ish-kandidatët për kryetarë, ashtu siç kishte premtuar para kampanjës zgjedhore më herët këtë vit. Përveç kësaj Ambasadori do të vizitojë zyrat e projektit, të përkrahura nga USAID, për Teknologji Informatike dhe menaxhim financiar.
Në vazhdim janë aktivitetet e Ambasadorit Riker ku ftohen të marrin pjesë mediumet:
- 13.15 – 13.20 Ambasadori Riker do të viziton projektin e USAID në Komunën e Shuto Orizari (mundësi për fotografim);
- 14:30 , Deklaratë e Ambasadorit Riker me Kryetarin dhe ish- Kandidatët për Kryetarë.

Të gjithë mediumet janë të ftuara t’I mbulojnë ngjarjet e sipër përmendura. Për më shumë informata ju lutemi kërkoni Nidija Cilimanova në 070 350 196.

» Zëvendësi sekretari i shtetit, Xhejms B. Stajnberg për vizitë në Maqedoni

15 maj 2009

Zëvendës sekretari i shtetit, Xhejms B. Stajnberg do ta vizitojë Maqedoninë më 16 maj 2009. Kjo është vizita e tij e parë në Maqedoni pasi që u emërua në këtë detyrë në janar të këtij viti. Gjatë vizitës Stajnberg, i shoqëruar nga ambasadori Riker, do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të partive politike. Së bashku do të diskutojnë zhvillimet e fundit politike të brendëshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë marrëdhëniet SHBA – Maqedoni, stabilitetin rajonal dhe proçesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat evro-atlantike. Në ora 17:00, pas takimit me kryeministrin Gruevski në Qeveri, Stajnberg do të bëjë deklaratë të shkurtë për media dhe do të përgjigjet në pyetje të gazetarëve.

» Deklaratë nga Robert A. Vud, ushtrues i detyrës zëdhënës
Zgjedhjet presidencale dhe lokale në Maqedoni 

8 prill, 2009

Shtetet e Bashkuars urojnë presidentin e zgjedhur Gjorge Ivanov. Shtetet e Bashkuara shprehin gadishmëri që të punojnë me presidentin e zgjedhur Ivanov dhe ekipin e tij për çështjet e rëndësishme për Maqedoninë dhe rajonin. Ne poashtu urojmë Republikën e Maqedonisë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në të gjithë vendin në atmosferë të qetë dhe demokratike, të cilat përfunduan më 5 prill.

» Deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni

7 prill, 2009

Shtetet e Bashkuara urojnë popullin e Maqedonisë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale me 5 prill. Qytetarët e Maqedonisë, së bashku me autoritetet e vendit meritojnë lëvdata për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme. ...më tepër.
-  Për të pare videon e A1 TV nga ky eveniment (WMV/size 1.25 MB), ju lutem klikoni këtu.

» Deklaratë e ambasadorit Riker pas pres konferencës për monitorimin e zgjedhjeve

23 mars 2009

Ambasadori Riker: Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që rrethi i parë i zgjedhjeve shumë të rëndësishme lokale dhe presidenciale në Maqedoni kaloi mirë. Ne pajtohemi me vlerësimin e OSBE-së dhe organizatave tjera vëzhguese se këto zgjedhje ishin në përgjithësi të mira. ...më tepër.

» SHBA-të urojnë Maqedoninë për zgjedhjet e 22 marsit
Brifingu ditor i Departamentit të Shtetit

23 mars 2009 | Flet Robert A. Vud, u.d. zëdhënës

Z. Vud: “Shtetet e Bashkuara urojnë Maqedoninë dhe qytetarët e saj për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale me 22 mars, të cilat në përgjithësi kaluan mirë dhe pa dhunë.”…më tepër.

» Koha që të shkëlqejmë
Filip Riker, Ambasador i SHBA

20 mars 2009

Derisa Maqedonia përgatitet për zgjedhjet që vijojnë, e inkurajoj çdo qytetar që ta ushtrojë të drejtën e tij ose të saj demokratike, që të ndihmoni në zgjidhjen e drejtimit të vendit tuaj në ardhmëri. …më tepër.

» Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve

30 janar 2009

Ambasada e SHBA uron qytetarët e Maqedonisë për hapjen e ndërtesës përkujtimore për Nënën Terezë. Ajo shërben si shembull për të gjithë ne për ate se çka mund të arrijë një person gjatë një jete të përkushtuar nevojave të të tjerëve. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe me kuptim të posaçëm për shqiptarët, që janë pjesë e rëndësishme e fuqisë dhe pasurisë të këtij shteti. Sa më tepër që Maqedonia e njeh dhe përqafon trashëgiminë multi-etnike, aq më tepër do të ketë sukses në sigurimin e një ardhmërie më të mirë për qytetarët e saj. Në Shtetet e Bashkuara ne krenohemi me trashëgiminë e shumëllojshme , dhe është kënaqësi e madhe të shihet kjo përkujtimore.

» Deklaratë e përbashkët për shtyp

23 janar 2009

Mbledhja e 23 janarit midis kryetarit të BDI Ali Ahmeti dhe kryetarit të PDSH Menduh Thaçi për të rikonfirmuar rëndësinë e një gare fer dhe demokratike në zgjedhjet e ardhëshme, demonstroi një lidership, komunikim dhe bashkëpunim të admirueshëm. Ne i urojmë të dy liderët për marrjen e hapave të hershëm dhe të domosdoshëm për të siguruar se qytetarët e këtij vendi mund të zgjedhin Presidentin e tyre të ardhshëm dhe udhëheqësit lokal në një atmosferë më të mirë të mundshme, pa dhunë dhe frikësim. Ne i inkurajojmë të gjitha partitë të kyçen në dialog dhe bashkëpunim të regullt gjatë gjithë procesit zgjedhor me qëllim plotësimin e standardeve ndërkombëtare. 

Kthehu Lart ^

Resurse:

Printer_icon.gif Printo këtë artikull

- Deklarata për shtyp Arkiva -
- Deklarata për shtyp 2008
- Deklarata për shtyp 2007
- Deklarata për shtyp 2006



 

    Kjo Web faqe menaxhohet nga Departmenti i Shtetit të SHBA-ve.
    Linqet për faqe tjera të Internetit nuk duhet të kuptohen si përkrahje e pikpamjeve ose politikës së diskrecionit të paraqitura në ato sajte.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara