jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit I SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Republika e Maqedonisë flag graphic
Programe, Ngjarje dhe Informata
 
  Deklarim i Misionit Pozitat kyçe të ambasadës Çështje me Interes Deklarata për shtyp Raporte vjetore Qendra e burimeve të informacionit Programi i Këndit Amerikan Këmbim Studentësh Programi I Granteve të Vogla Arkiva

Deklarim i Misionit

 

Ambasada e SHBA në Shkup punon pët t’i avancuar marëdhëniet bilaterale me qeverinë dhe popullin e Maqedonisë, të inkuadrojnë punët e jashtme, biznesin, shoqërinë civile, arsimin, dhe komunitetet e tjera për të promovuar çështjet me interes të përbashkët.    
Me personel prej më shumë se 70 Amerikan dhe përafërsisht 240 të punësuar lokal dhe nën udhëheqjen e Ambasadorit, Misioni:

    • I spjegon dhe i promovon qëndrimet e qeverisë të SHBA mbi një sërë çështjesh bilaterale, regjionale dhe globale politike, ekonomike, sociale dhe natyrore.
    • E mbështet angazhimin e Maqedonisë për zhvillim të një ekonomie të shëndoshë dhe që krijon mundësi të reja për punësim,  që do të rezulton me rritje të qëndrueshme të GDP-së;
    • Përforcon zbatimin e kapaciteteve juridike dhe ligjore të Maqedonisë;  posaçërisht për luftë kundër korrupcionit, tregtisë me njerëz dhe krimit të organizuar.
    • Përforcon institucionet demokratike dhe mbështet implementimin e plotë të Marëveshjes të Ohrit të vitit 2001, si në letër ashtu edhe në fuqi;  
    • Përforcon marëdhëniet e ngushta me Maqedoninë si aleate që shërben si  model në rajon dhe një kontribues i rëndësishëm në luftën globale kundër terrorizmit; dhe   
    • Promovon njohjen e shoqërisë dhe vlerave të SHBA më qëllim që gjeneratat e ardhëshme të kenë interesa dhe qëllime të përbashkëta.

SHBA i mbështet aspiratat e Maqedonisë për në NATO dhe BE dhe aktivisht e inkurajon qeverinë të implementojë reformat e nevojshme për t’i arritur standartet e institucioneve Euro-Atlantike. Me implementimin e plotë të Marëveshjes kornizë të Ohrit; progresit të dukshëm në reformat në gjyqësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korupcionit dhe trafikimit në njerëz; dhe me konsolidimin e principeve demokratike dhe praktikat në parlament, institucionet qeveritare dhe shoqërinë civile, ne besojmë se potenciali i Maqedonisë për të tërhequr investime të jashtme dhe të brendëshme, të nevojshme për të stimuluar rritje më të qëndrueshme ekonomike mund të arrihen, që do të çonte në një të ardhme më të pasur dhe më të kënaqshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

back to top ^

Page Tools:

Printer_icon.gif Print this article



 

    Kjo Web faqe menaxhohet nga Departmenti i Shtetit të SHBA-ve.
    Linqet për faqe tjera të Internetit nuk duhet të kuptohen si përkrahje e pikpamjeve ose politikës së diskrecionit të paraqitura në ato sajte.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara