jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit I SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Republika e Maqedonisë flag graphic
Programe, Ngjarje dhe Informata
 
  Deklarim i Misionit Pozitat kyçe të ambasadës Çështje me Interes Deklarata për shtyp Raporte vjetore Qendra e burimeve të informacionit Programi i Këndit Amerikan Këmbim Studentësh Programi I Granteve të Vogla Arkiva

Çështje me Interes


Ambasadori Reeker i drejtohet turmës së madhe në pritjen gala.
Ambasadori Reeker i drejtohet turmës së
madhe në pritjen gala. (LP)
Takimi i pjesëmarrësve në programet studimore Amerikane, frymëzoj një pritje madhështore në hapësirat reprezentative të Ambasadës


18 nëntor, 2009

Në bashkëpunim me Alumni (shoqatë e ish studentëve) asociacionin maqedonaso-amerikan, Ambasada mirëpriti disa qindra pjesëmarrës të programeve të shkëmbimit dhe të studimit në SH.B.A në një pritje të madhe në hapësirat e Ambasadës. Ambasadori Riker i vlerësoi arritjet dhe kontributet e pjesëmarrësve për Maqedoninë, duke thënë se këto shkëmbime studimore paraqesin një nga investimet më të rëndësishme të Amerikës për të ardhmen e Maqedonisë dhe të popullin të saj si dhe për udhëheqësit e vendit. Ambasadori Riker theksoi se programet e shkëmbimeve studimore të Departamentit të Shtetit, kanë përfshirë një vistër të madhe të shoqërisë së Maqedonisë e cila është e shumëllojshme dhe e pasur, njëkohësisht duke pohuar se, "nga një miliard dollarë, sa kemi shpenzuar në ndihmë Maqedonisë që nga shpallja e pavarësisë, unë jam i bindur se asgjë nuk ka pasur më shumë ndikim në aspektin afatgjatë sesa programet tona për trajnim, edukim dhe të shkëmbimeve studimore. Ministri i Arsimit, Nikola Todorov iu bashkua fjalimit të përshëndetës të Ambasadorit, ndërsa Ambasadori në veçanti e falenderoi Qeverinë e Maqedonisë për vendimin që të kontribuoj me shumë vjetore prej 100,000 mijë dollarë për Programin Fulbright Student ,duke dyfishuar kështu numrin e studentëve Fulbright nga Maqedonia që studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit përfshinin Alumni nga programet, Fulbright, Humphrey Fellows, Ron Brown Fellows dhe Ben Franklin, si dhe të programeve afatgjate ushtarake, të gjyqësorit dhe të programeve të Policisë, të Fakultetit të Programit Zhvillimor Rinor, programet e USAID-së si dhe të gjithë ata të cilët kanë udhëtuar përmes programeve ndërkombëtare për vizitorë.


Për të lexuar fjalimin e Ambsadorit Riker, ju lutem klikoni këtu.
Për më shumë fotografi nga kjo ngjarje, ju lutem klikoni këtu.










Ambasadori Riker dhe Ministri i cultures Elizabeta Kançeska Milevska duke nënshkruar marëveshjen.
Ambasadori Riker dhe Ministri i cultures
Elizabeta Kançeska Milevska duke
nënshkruar marëveshjen.(
LP)
- MTV 1 (WMV - size 4.21 MB)
A1 TV (WMV - size 3.06 MB) -
Fondi Ambasadorial për Preservimin e kulturës : prezervimi i kishës “Peribleptos” shën Maria në Ohër

29 tetor, 2009

Ambasadori Riker dhe Ministri i Kulturës Kançeska – Milevska nënshkruan një marrëveshje për prezervimin dhe restaurimin e kishës Peribleptos, arkitekturën dhe freskat e saj. Me anë të grantit të Fondit ambasadorial të SHBA-ve për prezervim kulturor, Departamenti i Shtetit do të kontribuojë një shumë prej 650.000 dollarë amerikan për restaurimin e kishës. Ky program është i dedikuar për finansimin e projekteve për mbrojtjen e trashigimisë kulturore në të gjithë botën. Ambasada në Shkup është një prej tre Ambasadave të SHBA që e fitoi çmimin këtë vit. Kontributi i madh është një shenjë e fuqishme e Partneritetit tonë strategjik me Maqedoninë dhe i përpjekjeve tona të përbashkëta për të mbrojtur trashigiminë e saj kulturore. Presidenti Ivanov së bashku me Ambasadorin Riker dhe Ministrin e Kulturës Kançeska – Milevska mbajtën fjalën e rastit në Shtëpinë e Robevcive me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje historike.

Për të lexuar fjalimin e Ambsadorit Riker, ju lutem klikoni këtu.
Për video nga ngjarja në  MTV1 (WMV-size 4.21 MB), ju lutem klikoni këtu.
Për video nga ngjarja në  А1 ТВ (WMV-size 3.06 MB), ju lutem klikoni këtu.
Për më shumë fotografi nga kjo ngjarje, ju lutem klikoni këtu.







 
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton

Raporti i vitit 2009 për liritë fetare në botë

26 tetor, 2009

Sekretarja Clinton: Ne jemi të bindur se antidoti më i mirë për jotolerancën është një kombinim i fuqishëm i mbrojtjes ligjore kundër krimeve nga diskriminimi dhe të urrejtjes dhe të qasjes proaktive të qeverisë ndaj grupeve të pakicave fetare si dhe të mbrojtjes së fuqishme të lirisë së shprehjes dhe të fesë. Ne shpresojmë se Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetare do t`i inkurajojë lëvizjet fetare ekzistuese dhe do të promovojë dialogun midis qeverive gjithashtu edhe brenda shoqërive, për një akomodim më të mirë të komuniteteve fetare njëkohësisht edhe si të mbrohen të drejtat e çdo individi nëse do të besojë apo jo, pikërisht siç e sheh individi si më të arsyeshme për të. ...më tepër | Raporti.

- Republika e Maqedonisë: Raporti i vitit 2009 për liritë fetare në botë ...teksti i plotë.








Ambasadori Riker falenderon vullnetarët e Kryqit të Kuq të cilët morrën pjesë në ditën gjithëbotërore të shërbimit.
Ambasadori Riker falenderon vullnetarët e
Kryqit të Kuq të cilët morrën pjesë në
ditën gjithëbotërore të shërbimit. /(
LP). 
-Ambassador Reeker's speech.
ALSAT coverage in Albanian -
Përkujtojmë 11 shtatorin duke e ndihmuar komunitetin

21 tetor 2009

Më 21 tetor, Ambasada e SHBA-ve në partneritet me Kryqin e Kuq të Shkupit, organizoi aksionin e bamirësisë me ç`rast u dhanë donacione të gjakut dhe të ushqimit si dhe u grumbulluan fondet për qytetarët e Maqedonisë. Disa qindra njerëz, që përfaqësojnë shumëllojshmërinë e qytetarëve të Maqedonisë erdhën për ta mbështetur aksionin. Kjo nismë është rezultat i një ideje të Presidentit Barak Obama, i cili u bëri thirrje Ambasadave Amerikane në mbarë botën për të organizuar një ditë gjithëbotërore të shërbimit,dedikuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit. Duke propozuar një ditë të tillë, Presidenti Obama beson se nderimi më i mirë që mund tu bëhet atyreve që humbën në atë ditë, është që të bashkohen njerëzit e religjioneve,kombësive dhe racave të ndryshme në një qëllim të përbashkët. Ambasada falenderon të gjithë ata që e mbështeten këtë përpjekje dhe në mënyrë specifike Kryqin e Kuq për kontributin e tyre të shquar në këtë ngjarje të suksesshme.

Për të parë fjalimin e Ambasadorit Riker, ju lutemi klikoni këtu, për ta lexuar tekstin, ju lutemi klikoni këtu.
Për të parë mbulimin e lajmeve në Alsat-M, ju lutemi klikoni këtu.







Youth Exchange & Study 
Youth Exchange & Study
Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar ka kënaqësinë të shpall
Programi Amerikano- Maqedonas i të rinjëve për këmbimin e nxënësve (YES – Youth Exchange Program) nga Maqedonia

Yes është program PA PAGESË për nxënës nga shkollat e mesme në Maqedoni për qëndrim prej një viti shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Programi tërësisht është i financuar nga Stejt departmenti. Nxënësit do të jetojnë në Familje amerikane – shtëpi familje dhe do të vizitojnë shkollë të mesme amerikane duke filluar nga vjeshta e vitit 2010...më tepër.


 

Tituj të tjerë ... 

Kthehu Lart ^

Resurse:

Printer_icon.gif Printo këtë artikull

- Botime elektronike online -


Botime elektronike online

Botime online dhe revista elektronike në gjuhën shqipe: Punët e jashtme, shoqëria dhe kultura e SHBA


- Vizitoni Këndet Amerikane -

American Corners in Macedonia - logo

Këndet Amerikane në Maqedoni

Programi i Këndit Amerikan është i sponsoruar në mbarë botën nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe është një partneritet mes institucioneve të vendit dhe Ambasadës së SHBA

Këndi Amerikan në Shkup
Këndi Amerikan në Manastir 
Këndi Amerikan në Tetovo

Ngjarjet e Fundit
(Shkup | Manastir | Tetovo)

Përvjetoret
(Shkup | Manastir)

Njoftohu me Stafin
(Shkup | Manastir | Tetovo)


- INFORMATA NGA ARKIVA -
- Arkiva 200820072006 | 2005



 

    Kjo Web faqe menaxhohet nga Departmenti i Shtetit të SHBA-ve.
    Linqet për faqe tjera të Internetit nuk duhet të kuptohen si përkrahje e pikpamjeve ose politikës së diskrecionit të paraqitura në ato sajte.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara
Turn Admin On!